Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan i ka propozuar Shqipërisë që të bashkojë ministrinë e kulturat e turizmit në një institucion të vetëm, ashtu sic e ka Turqia. Menjëherë shembullit që dha Erdogani, kryeministri Edi Rama ka qeshur dhe ka tundur kokën.

“Ne do t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë në ditë të mira e të këqija. Ne u kushtojmë rëndësi është objekteve të veçanta, ministrat e kulturës e turizmit dhe i kemi në një ministri, kurse këtu i keni të ndara. Por, duke u takuar, ne mund të shohim se ç’mund të bëjmë. Edhe ne na është propozuar që të ndahen, edhe pse kemi thënë që nuk do t’i ndajmë. Nuk ju jep ju një sinjal ky? Nëse ju jeni të kënaqur me këtë situatë, vazhdoni këtu siç jeni me dy ministri të ndara”, tha Erdogan, ndërsa Rama u shkul së qeshuri duke tundur kokën.

Gjithashtu Erdogan bëri me dije se Turqia do të jetë investitori më i madh financiar në Shqipëri.

“Shprehja jonë më e sinqerte është që në periudhën që kemi para të merren hapa më konkrete kundër FETO-s. Me Kryeministrin folëm dhe për marrëdhënien ekonomike. Besojmë se në një kohë të shkurtër do të arrijmë objektivin tonë prej 1 miliardë dollarësh. Turqia është investitori më i madh në Shqipëri. 3.5 miliardë. Ne sigurisht nuk i konsiderojmë këto shifra të mjaftueshme. Dua të flas për spitalin. Do të plotësojmë nevojat që ka spitali i Fierit. Urojmë që marrëveshjet e nënshkruara sot të jenë të dobishme. Ata që do të banojnë në këto banesa të reja në Laç, uroj jetë të gjatë dhe të shendetshme për banorët”, u shpreh Erdogan.

Nder te tjera, Erdogan kerkoi qe Shqiperia te marre hapa konkrete kunder FETO-s.

“Ne vlerësuam edhe luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO-s. Kjo organizatë terroriste tentoi të bënte një grusht shteti të dështuar që kishte në shënjestër demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka duart të lidhura më gjakun e të pafajshmëve përbën një kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë por për cdo vend ku është pranishme. Fakti që FETO është ne gjendje  të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë dhe bijtë e të cilëve kanë rënë dëshmor. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë vendimtarë, dhe më të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re