Debate të forta ka pasur në Kuvend pas fjalës së deputetit të PD-së Edmond Spaho.

 

Një term i përdorur nga deputeti Spaho ka revoltuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Teksa mbylli fjalën Spaho deklaroi se ‘bastardët kuptojnë vetëm me gjuhën e forcës’. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se Spaho duhet të kërkojë falje ose të largohet. Drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit

 

Ermonela Felaj ndërpreu seancën deri në një vendim për Spahon.

 

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë.Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, deklaroi Spaho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re