Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona të cilët ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në bizneset e tyre.

 

Shtetasit e proceduar janë me inicialet A.R. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe I.A..

 

Policia ka bërë me dije se shtetasi me inicialet A.R., ushtronte në subjektin e tij në rrugën “Todi Shkurti” lotari të palejuara. Sipas policisë 26 vjeçarit iu gjetë një pajisje kompjuterike që shërbente për lojërat e fatit.

 

Ndërsa shtetasi me inicialet I.A., në subjektin e tij në rrugën “Konfernca e Pezës” organzionte lojëra fati. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij të fundit, policia ka bërë me disje se u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker.

 

Siaps policisës, kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtrojnë këtë aktivitet anti-ligjor.

 

Policia e Shtetit fton këdo që të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re