Zyrat qendrore të OneCoin në Sofje u bastisën nga Policia në datat 17 dhe 18 Janar. Pavarësisht se serverët janë fikur, OneCoin ende vijon të qëndrojë operacional.
Bastisja erdhi me kërkesë të prokurorisë Gjermane të Bielefeldit dhe u realizua nga agjencitë ligjzbatuese Bullgare dhe autoritetet policore të Bashkimi Evropian.
Themeluesja e OneCoin me origjinë Bullgare Ruja Ignatova mban shtetësi gjermane.
OneCoin, një monedhë e cila promovon vetveten si një model i centralizuar me në fokus sigurinë por nuk mund të cilësohet si monedhë kriptografike për tre arsye: nuk është e decentralizuar, nuk funksionon me softuerë me burim të hapur dhe nuk ka një regjistër publik.
Dokumentet dhe serverët u konfiskuan nga One Network Services, një kompani Bullgare e cila shërben si përfaqësues dhe distributor i OneCoin dhe 14 kompanive të tjera.
50 vetë u morën në pyetje ndërsa ende s’ka pasur arrestime. Kompania është e regjistruar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Maj të 2017-ës një përfaqësues i OneCoin u arrestua në Kazakistan ndërsa 23 të tjerë në Indi. OneCoin shihet nga autoritetet si një skemë piramidale.
Në Gusht të 2017-ës Autoritetet Italiane gjobitën OneCoin me 2.6 milion euro duke e cilësuar si një skemë ponzi. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re