Skip to content

Bastisja në zyrat e News 24/ “Nuk mund ta besoj”- Gazetarja Anila Ahmataj: Puna ime 7-vjeçare është aty! Veprim mjaft i rëndë

Gazetarja e News24 ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bastisjen që po kryhet aktualisht në zyrat e News 24.

Persona të panjohur po sekustrojnë kompjuterë dhe materiale pune të gazetarëve të redaksisë.

Ahmataj shprehet se nuk mund ta kuptoj diçka të tillë, teksa në vendin që po bastiset është dhe puna e saj 7-vjeçare në News 24.

Postimi: 

Kjo qe po ndodhe brenda zyres time ne News24 me kompjuterat dhe dokumentat eshte e paprecedent!
Aty ne ate kompjuter jane me qindra dokumenta dhe materiale nga puna ime 7 vjeçare, nuk mund ta besoj dot dhe nuk mund ta kuptoj dot!
Ky veprim eshte mjaft i rende!
E padrejte!
E paprecedent…

“”