Policia izraelite dhe kolonët fanatikë hebrenj bastisën sot xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, kolonët hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, kanë hyrë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa pas faljes së namazit të sabahut.

Policia izraelite ndërhyri me fishekzjarre dhe bomba zanore ndaj xhematit të Xhamisë që donin të reagonin ndaj bastisjes duke brohoritur me tekbir.

Njoftohet se derisa forcat izraelite boshatisnin oborrin e Mesxhid al-Aksës me bomba të forta zanore, disa policë fotografuan palestinezët që u strehuan në xhaminë Kibla.

Pas ndërhyrjes së policisë, hebrenjtë fanatikë hynë grup-grupe në Mesxhidi al-Aksa.

Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite, pretendohet se të rinjtë palestinezë kanë gjuajtur fishekzjarre dhe gurë ndaj policisë brenda xhamisë Al-Aksa.

Në deklaratë thuhet se 7 palestinezë janë arrestuar gjatë ndërhyrjes në Mesxhid al-Aksa.

– Bastisjet e hebrenjve fanatikë në Al-Aksa u shtuan gjatë Pashkëve

Hebrenjtë fanatikë shtuan bastisjet e tyre në Mesxhid al-Aksa gjatë Pashkës njëjavore, e cila filloi më 15 prill.

Policia izraelite shoqëron bastisjet e grupeve të kolonëve hebrenj në Al-Aksa.

Sipas lajmeve në mediat izraelite, edhe këtë vit, ashtu si vitet e kaluara, policia izraelite nuk do të lejojë kolonët hebrenj të hyjnë në Mesxhid al-Aksa në ditët e fundit të Ramazanit. Kjo praktikë e cila do të fillojë të premten do të vazhdojë deri në ditën e fundit të festës së Ramazanit.

Në vitet e mëparshme, qeveria izraelite nuk i lejoi kolonët fanatikë hebrenj të bastisnin Xhaminë al-Aksa në ditët e fundit të Ramazanit dhe lejoi muslimanët që hynin në Itikaf të qëndronin në xhami.

– Është shkelur sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, pa lejen e administratës, hebrenjtë hyjnë në faltoren e shenjtë me vendim të njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit deklaron se sovraniteti i muslimanëve është shkelur.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re