Të shoqëruar nga policia izraelite, dhjetëra hebrenj fanatikë hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor të okupuar.

54 hebrenj fanatikë, duke përfshirë rabinin Yehuda Glick, një ish-deputet i ekstremit të djathtë, bastisën Xhaminë përmes Portës Al-Megaribe (Marok), në jugperëndim të Al-Aksa.

Grupi hebre, i mbrojtur nga policia izraelite, u largua nga Kompleksi pasi u bredhi nëpër oborret e Xhamisë, thuhet në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit.

Ndërkohë, Glick, i cili po transmetonte drejtpërdrejt në llogarinë e tij të mediave sociale në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, tha se ai po lutej për suksesin e qeverisë së re në Izraelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re