Bathët kanë një shije të veçantë dhe të fortë. Ato janë shumë të ushqyeshme dhe burim i rëndësishëm për shumë elementë ushqyes të domosdoshëm për shëndetine njeriut.
Bathët kanë përqendrime të larta të një aminoacidi të quajtur L-dopa (dopamin), që vepron si një neurotrasmetues në tru
Jane te pasura në fibra, që janë shumë të rëndësishme për funksionimin e aparatit tretës.Janë një burim shumë i mirë i fosforit, i cili i duhet trupit për të formuar kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm


Sasia e madhe e potasit te bathet e ndihmon organizmin të stabilizojë presionin e gjakut dhe rregullon funksionimin e zemrës. Farat e bathëve janë të pasura me vitamin A, e cila i duhet trupit për një lëkurë të shëndetshme dhe për të përmirësuar shikimin, rritjen dhe zhvillimin e kockave. Duke qenë se jane te pasur me thiamin (vitaminë B), ndihmojne në funksionimin normal të sistemit nervor
Në tabelën e mëposhtme janë dhënë vlerat ushqimore të 170 gramë (1 kupe) bathë:

Treguesit ushqimorë Sasia
Proteina 12.9 g
Ujë 122 g
Fibra 9.2 g
Yndyrna
Yndyrna gjithsej 0.7 g
Yndyrna të ngopura (të saturuara) 0.1 g
Energji
Kalori gjithsej 783 KJ
Prej tyre – karbohidrate 569 KJ
Prej tyre – yndyrna 23.9 KJ
Prej tyre – proteina 188 KJ
Acide yndyrore
Acide yndyrore omega-3 20.4 mg
Acide yndyrore Omega-6 258 mg
Karbohidrate
Karbohidrate gjithsej 33.4 g
Fibra dietikë 9.2 g
Sheqerna 3.1 g
Vitamina
Vitaminë A IU 25.5 IU
Vitamin A 1.7 mcg
Beta karoten 15.3 mcg
Riboflavin 0.2 mg
Niacin 1.2 mg
Thiamin 0.2 mg
Vitamin B6 0.1 mg
Folate 177 mcg
Vitamin K 4.9 mcg
Folate dietike ekuivalente 177 mcg
Vitamin C 0.5 mg
Acid pantothenik 0.3 mg
Kolinë 52 mg
Minerale
Kalcium 61.2 mg
Hekur 2.5 mg
Magnez 73.1 mg
Fosfor 212 mg
Kalium 456 mg
Zink 1.7 mg
Bakër 0.4 mg
Selen 4.4 mcg
Natrium 8.5 mg
Mënyrat e konsumit dhe të ruajtjes

Bathët mund të gjenden në treg gjatë gjithë vitit, të konservuara në kanace, të ngrira, apo të thata.Bathët e njoma duhet të gatuhen dhe të përgatiten brenda një jave dhe duhet të konsumohen brenda dy ditësh nga gatimi.Nëse përdoren bathë të thata, merret vetëm gjysma e sasisë së kërkuar, pasi ato shtojnë dyfish gjatë gatimit
Bathëve u duhet më shumë kohë gatimi në krahasim me bishtajoret e tjera. Kokrrat e pjekura të bathëve duhet të nxirren nga bishtaja përpara se të konsumohen, ndërsa kokrrat e vogla të papjekura mirë mund të hahen me gjithë bishtajë.

Kujdes! Bathët kanë me shumicë karbohidrate të përbëra dhe mund të shkaktojnë probleme gastrike dhe dhimbje abdominale te disa persona.Te disa individë, ekspozimi ndaj bathëve mund të shkaktojë një reaksion, të njohur si Anemi Hemolitike nga faktorë të jashtëm, të quajtur Favizëm. Kjo lloj anemie shkaktohet nëpërmjet thithjes nga ana e mukozës së hundës të aromave të luleve të bimës, ose nëpërmjet konsumiit të bathëve. Ky lloj reaksioni ndodh më shpesh në popujt me ngjyrë të zezë dhe në vendet e pellgut të Mesdheut, që jetojnë në vende ku malaria ka qenë endemike për periudha të gjata. Njerëzit me mungesë të enzimës Glukozë-6-fosfat dehidrogenase, G-6-DH, (e rëndësishme sidomos për metabolizmin e qelizave të kuqe të gjakut) që ekspozohen ndaj bathëve, pas një inkubacioni të shkurtër, mund të praqesin një krizë hemolitike akute. Kriza mund të jetë e lehtë ose aq e rëndë sa të shkaktojë vdekjen. Krizat vërehen kryesisht te fëmijët, por ato nuk janë konstante pasi krahas mungesës në G-6-DH dhe marrjes së bathëve, është e nevojshme prania e një faktori shpërthyes komplementar. Mungesa e D-6-DH është sëmundje e trashëgueshme e lidhur me kromozomin X. Mungesa e G-6-DH është defekti më i zakonshëm i mungesës së enzimave te njerëzit. Pjesa më e madhe e individëve që kanë këtë mungesë nuk shfaq simptoma dhe nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje. Pacientët që shfaqin simptomat janë zakonisht vetëm të seksit mashkull.

Bathë jahni për 4-5 persona

Përbërësit: 1,5 kg bathë të njoma, 2 filxhanë kafeje vaj ulliri, 2-3 kokrra qepë, 1 lugë gjelle salcë domatesh e koncentruar, 1 lugë gjelle miell, 1 tufë kopër, kripë, dafinë, kumbulla jeshile të tharta për shije

Bathët pastrohen nga bishtat, majat e fijet, shpëlahen mirë dhe zihen për 8-10 minuta. Më pas kullohen. Në një tenxhere ose tigan, shtoni vajin, qepët e grira e më pas bathët e kulluara si dhe një lugë miell. Shtoni salcën, koprën, dafinën dhe ujë sa të mbulohen bathët. Vendosni kapakun dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Për më shumë shije, mund t’u shtoni disa kumbulla jeshile të tharta. Në fund, shërbejeni jahninë me kopër të grirë hollë dhe 2-3 lugë kos sipas dëshirës.

Bathtë në tavë dheu me kumbulla të tharta

Përbërësit: 1,5 kg bathë të njoma, 500 gr mish viçi, 5-6 qepë të njoma, një dorë lëpjetë, një dorë kumbulla të tharta, kripë, piper, vaj ulliri.

Marrim bathët e njoma, u presim majat e bishtat dhe më pas i presim më dysh për së gjati. Marrim mishin e viçit të prerë në copa dhe e ziejmë derisa të zbutet dhe të ketë ngelur pak lëng në tenxhere. Në një tigan nxehim pak vaj, shtojmë qepët e njoma dhe i kaurdisim. Më pas i shtojmë qepët tek tenxherja me mishin, shtojmë lëpjetët e grira, bathët, kripë, piper dhe vaj ulliri. E përziejmë mirë këtë masë dhe më pas e shtrojmë në një tavë dheu. Sipër saj vendosim kumbulla të tharta. E pjekim në 220 gradë për 20-30 minuta. Ju bëftë mirë!

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re