Skip to content

Baton Haxhiu: DASH reagon kur ka dyshim për ambasadorët në popullatë

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon në momentet ku ka dyshim brenda popullatës lokale për ambasadorët. Kështu u shpreh në emisionin “Shock” analisti Baton Haxhiu.

Ai tha se DASH është një mbështetje shtesë për çfarëdo dyshimi që krijohet në perceptimin e njerëzve karshi ambasadorit dhe ambasadës në vend.

“Ambasadorët kur jetojnë në ambiente lokale, krijojnë miq, duhet të japin disa deklarata dhe mund të krijojnë situata të afërsisë me të tjerët”, tha Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu iu referua deklaratës së DASH, përmes të cilës i ka cilësuar si të pajustifikuara akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim.

Berisha deklaroi se Kim po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, ndërsa zëdhënësi i DASH, Ned Price hodhi poshtë akuzat.