Disa vjet më parë marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së do të arrinin pikën më të nxehtë pasi Ankaraja arrestoi një prift amerikan me akuzën se mbështeti grushtin e shtetit në vitin 2016.

Analisti i njohur, Baton Haxhiu, ka zbuluar këtë të hënë se edhe për atë rast, kryeministri Edi Rama ka negociuar për ditë të tëra për lirimin e priftit. “Rama nuk po e bën për herë të parë”, tha ai duke iu referuar ndërmjetësimit që po i bën edhe Turqisë dhe Greqisë.

Sipas Haxhiut, Rama është munduar të ndërhyjë në një moment kur Amerika ka vendosur sanksione ndaj shtetit turk.

Baton Haxhiu: 2 vjet e gjysmë herët e kemi pasur një debat për priftin. Rama nuk po e bën për herë të parë. Ka qenë ndërmjetësues edhe për lirimin e priftit që ka qenë i burgosur në Stamboll dhe negociata ka zgjatur disa ditë. Pastori që u arrestua si mbështetës i grushtit të shtetit. Rama për ditë të tëra ka negociuar për priftin.

Agim Nesho: Ti mbushte mendjen Erdoganit?

Baton Haxhiu: Ti mbushte mendjen Erdoganit për arsye se ndodhi një gjë shumë e rëndë nëse ju kujtohet kur Amerika vendosi sanksione ndaj Erdoganit. Pikërisht ndodhi ai negocim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re