Analisti Baton Haxhiu dhe politologu Arjan Curi ishin dy prej të
ftuarve të mbrëmjes së sotme të cilët komentuan zhvillimet e fundit.
Pyetjes nëse Presidentin Ilir Meta do ta shkarkojnë apo do të japë
dorëheqjen, analisti iu përgjigj duke thënë se do të shkarkohet dhe se
sipas tij do të gjejë atë që ka merituar politikisht. Por ndryshe nga
Haxhiu, Curi shtoi se Meta ka përballuar ngjarje edhe më të mëdha dhe se
do ta kalojë edhe këtë.

Arian Çani: A ka qenë java e Metës kjo? Iu drejtua Sorecës, Ramës, ka qenë në kundërsulm të paparë për Gjykatën e Lartë.

Baton Haxhiu: Nuk do ia kisha dashur askujt në lëkurën politike këtë
javë, por kjo gjendje e tij politike është pritur sepse ka nisur një
ofensivë 8 muaj më herët dhe ka një referencë që nga debati për
korrigjimin e kufijve dhe një ditë do ballafaqohej me të. E nisi ortekun
dhe ai kur fillon nuk dihet çfarë merr me vete.

Arian Çani: Po thua që Meta është ortek?

Baton Haxhiu: Jo, Meta nuk është ortek.

Arian Çani: Po thua që Metën do ta zerë orteku?

Baton Haxhiu: Po, do ta zerë orteku.

Arian Çani: Kjo është perspektiva e debatit. Curi a e zë orteku Metën?

Arjan Curi: Ai është politikan i vjetër nuk trembet nga një ortek. Ka
kaluar stuhi dhe tufan, kështu që nuk trembet nga një ortek.

Arian Çani: Baton?

Baton Haxhiu: Unë mendoj që jo vetëm do ta zerë orteku, por Meta
është në pafuqinë e tij më të madhe dhe gjuha që ka përdorur këtë javë
nuk do duhej të ishte në fjalorin politik. Nuk është e guximshme kjo, u
bë Vojo Kushi, u bë Mic Sokoli, u bë Avni Rustemi dhe e keqja është se
nuk e dimë se si kush do përfundojë. Unë do kisha dashur të mos
përfundonte si asnjë prej tyre. Meta do të shkarkohet dhe do të gjejë
atë që ka merituar politikisht. Ai është i pafuqishëm. Gjatë rrugës ka
keqmenaxhuar veten dhe situatën politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re