Analisti Baton Haxhiu ka komentuar mos përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore deri tani.

Haxhiu tha se Berisha do ta dëmtonte fushatën e PD-së.

Haxhiu e quajti “fshehjen” e Berishës si falsitet të Bashës, pasi nuk ishte zgjedhje e tij por e atyre që përkujdesen për mazhin e PD-së që Berisha të mos dalë në fushatë.

Haxhiu e cilësoi Berishën si pikën më të dobët të PD-së, duke shtuar se Edi Rama është i vetmi person që mund ta nxjerrë Berishën në fushatë.

“Fshehja e Berishës është një falsitet i fushatës së Lulzim Bashës për arsye se e ka mentor të tij dhe në një farë mënyrë do të dëshironte ta kishte.

Mirëpo ata që ja fuqizojnë fushatën me PR, konsiderojnë që Berisha është njeri i gabuar, njeri që i humb votat.

Pika më e dobët e Partisë Demokratike është dalja e Berishës në fushatë.

Vetëm Rama mund ta bëjë atë që të dalë në fushatë”, tha Haxhiu për Euro News Albania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re