Analisti nga Kosova, Baton Haxhiu, kritikoi kryebashkiakun Tiranës se e ka shkatërruar estetikisht kryeqytetin. Ai u ndal te debati për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sipas Haxhiut, ndërtesa nuk duhet të jetë objekt ruajtje.

“Kulturën nuk e përbën ndërtesa, godina. Kryetari i Bashkisë e ka shkatërruar estetikisht Tiranën, me një ndërtim tjetër në parkun Rinia dhe me betonin e hedhur tek liqeni.”

Gjithashtu Haxhiu tha në Open se nuk duhet të ekzistojë Ministria e Kulturës. “Ma gjeni një dallim mes Ministrisë së Kulturës së Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Krijimtaria duhet t’I kthehet artistësve. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë që kemi Ministri Kulture. Mund ta ketë edhe Rusia apo edhe Korea e Veriut, ku pushteti përcakton shijen”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re