Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinon”, ka bërë disa deklarata lavdëruese për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ai tha se Basha është shembull i një lideri që ndërton diskursin e të ardhmes.

“Më bëri përshtypje tek Basha. Një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, një njeri që dha shembull të një lideri opozitar, se si ndërtohet diskursi i të ardhmses. Shikojeni se si e përfundoi intervistën, në mënyrë jashtëzakonisht korrekte, një ndër të rralla gjëra, që nuk është gjuhë për votuesit. Ai tha, shqiptarëve do t’ju premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale, jo gjëra të cilat nuk mund t’i realizoj. Një lider i cili ka ambicie korrekte politike dhja një mesazh jashtëzakonisht interesant. Kjo më bëri shpresëdhënës“, tha gazetari.

Haxhiu tha se dy partitë e mëdha PS dhe PD, do të bëjnë koalicion në zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo është në të mirë të Shqipërisë.

“Unë mendoj se dy partitë e mëdha do të bëjnë marrëveshje. Nuk po flas për Ramën dhe Bashën si emra të përvetshëm, por është e nevojshme që një Shqipëri normale të ketë një koalicion PD-PS“, deklaroi ai.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re