Analisti Baton Haxhiu ka hedhur një ide të guximshme, duke propozuar se krijimin e një koalicion qeverisës mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, ky nuk do të jetë një koalicion mes dy personash mes kryesocialistit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, por mes dy partive dhe kjo do të sillte shkarkimin e përgjegjësisë qeverisëse të socialistëve.

“Bashkimi i dy partive të mëdha i hap rrugë një opozite të re. Për herë të parë Shqipëria do të largohej nga partitë e vogël, e natyrshëm do të lindte një parti e re si ide e produkteve qytetare dhe kjo do ta demokratizonte e krijimi i partive politike nuk do të krijohej nga ndarja e partive të mëdha”, tha Haxhiu.

Më tej ai theksoi se mandati i tretë i PS-së nuk mund të qeverisë i vetëm dhe se për këtë kërkon që të zgjedhë edhe një kryetar të ri partie.  “Mandati i tretë qeverisës në Ballkan, natyrisht është problematik. Nga sa dëgjova intervistën e Bashës, ai nuk dha ndonjë sinjal kundër”, theksoi Haxhiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re