Skip to content

Baton Haxhiu në një rrëfim si asnjëherë më parë: Kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri kam qarë!

Analisti dhe gazetari i njohur Baton Haxhiu ka ardhur në “Pushime on Top” si asnjëherë më parë.

Ndjesitë, pushimet por edhe çështje politike dhe personale ai i ka shprehur në bregdetin e jugut, ku po kalon disa ditë pushimi.

“Jugun e kam vizituar nga hera, që në vitin ’93 kam organizuar javën e kulturës së Kosovës në Shqipëri. Kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri kam qarë, nuk mund të besoja që njerëzit ishin në atë gjendje, e kur e kam pyetur babain pse me ke gënjyer për Shqipërinë ai më ka thënë, të kam përcaktuar Tiranën.”

Batoni foli për herë të parë për familjen e tij, ai është babai i dy djemve Andit dhe Jonit, por ai shprehet se do ta kishte dashur një vajzë.