Skip to content

Baton Haxhiu: Sot Berisha paralajmëroi krijimin e një partie të re

Në foltoren e sotme, Sali Berisha paralajmëroi krijimin e një partie të re politike. Kështu tha në misionin “Shock” Baton Haxhiu.

Ai u shpreh se me fjalimin e sotëm që ish-kryeministri mbajti në Tiranë, PD u nda në dysh.

“Sot Partia Demokratike u nda në dysh dhe u paralajmërua një parti e re” u shpreh ai.

Analisti tha se retorika e Sali Berishës gjatë fjalimeve të tij nuk ka pasur ndonjë përmbajtje domethënëse, mirëpo turet që ka bërë nëpër qytete kanë ndikuar që të mobilizohen sa më shumë njerëz.

“Firmat kanë krijuar formën, forma turmën dhe turma partinë e re politike”, u shpreh Baton Haxhiu.

Lideri historik i PD-së dorëzoi sot 4200 firma të delegatëve të Këshillit Kombëtar të PD në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.