Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka teksa ka komentuar vendoret e 2023-shit, nuk i ka kursyer edhe batutat në studion e Quo Vadis.

 

Teksa solli në vëmendje zgjedhjet e kaluara, Duka tha se opozitaka dalë me programe konkrete për qytetarët dhe nuk fitoi, ndërsa Rama me një timon dhe tepsi në dorë mori qeverinë.

 

“Ne nuk është se do i kacaviremi te PD. Ne po japim gjithccka edhe për faj të mëkateve që kemi bërë vet.

 

Umë mendoj se nuk pyesin këta për program. Ne kemi eksperiencë që me një dajre me një lodër i mori zgjedhjet Edi Rama. Me një timon në dorë që e rrotullonte dhe një tepsi  dhe i fitoi. U çamë ne duke bërë programe për bujqësinë, subvencionet direkte. Ne subvencionojmë në krahasim me Maqedoninë katër herë më pak.

 

Personazhi që do dal ka rëndësi dhe bashkimi matematik, sa më shumë numër votash”, tha Duka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re