Ish-deputeti i PD, njëherësh kryetar i PDK, Nard Ndoka, i ftuar në emisionin ‘Dritare’ ka treguar një bisedë mjaft pikante mes tij dhe kreut të PSD, Skënder Gjinushi, në vitin 2009-të, kur u bashkuan me Ramën për të ndryshuar kodin Zgjedhor.

Ndoka tha se në 2009-n Rama pasi kishte humbur zgjedhjet kishte afruar të gjitha partitë opozitare të kohës dhe ju kishte deklaruar se do të kërkonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të cilën e fajësonte dhe për humbjen e zgjedhjeve.

Gjatë kohës që ishim në koalicion dhe unë nuk e njihja mirë-thekson Ndoka- i drejtohem Skënder gjinushit për ta pyetur nëse ishte burrë i besës Edi Rama apo jo.

Ja rrëfimi i Ndokës:

Ndoka: Në vitin 2009-të, Rama angazhohet për të ndryshuar sistemin zgjedhor, pasi në atë kohë ai fajësonte sistemin për humbjen e zgjedhjeve. Unë nuk kisha bashkëpunuar ndodnjëherë me Ramën dhe nuk e njihja, prandaj i afrohem veçmas Gjinushit dhe e pyes: A është burri i mirë ky Rama apo jo, a e mban fjalën.

Përgjigja e Gjinushit ishte: Unë kam kaq vite që vras mendjen a është burrë a jo? Ti më pyet në është burrë i mirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re