Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit nuk ka munguar që të lëshojë batuta në lidhje me konfliktin që ka me presidentin Meta. Sipas tij, nuk është sekret që mes presidentin Meta kanë përplasje për çështje të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë takim mes tyre.
“Nuk është sekret se Metën kemi çështje të ndryshme. Me Metën mund të takohemi kudo edhe te Baba Mondi, por nuk kurrsesi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Për mua kjo është hera e fundit që pranoj një takim me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve”, deklaroi Rama.
Kryeministri u fokusua gjithashtu edhe te fakti që partitë politike pranuan nënshkrimin e marrëveshjes për reformën zgjedhore.
“Ne duhet të dimë se ka më tepër vlerë jo se sa shumë bien dakord me njëri-tjetrin, por se si administrojnë mos dakordësinë”, theksoi Rama.
“Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të paçmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohë më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë cfarë është e ndarë dhe e përbashkët. Me presidentin kemi çështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te presidenti, kryetari i kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada. Kjo ishte e fundit. Për cështje që ne na takon ti zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet këshilli kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme, pasi kështu me radhë” tha Rama.
/shqip
