Kryeministri Edi Rama ishte ditën e somte tek familja Baruti prej 6 anëtarësh, e cila tashmë është akomoduar në një shtëpi me qira në zonën e Maminasit, pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti.

Në familjen e madhe të mbushur me nipër e mbesa, Rama ndau edhe një batutë me një të ri që pas tërmetit të 26 nëntorit ndodhej në çadër me prindërit e tij dhe me vajzën që sapo ishte fejuar.

“Ishte baba me nonën dhe çuni kishte marrë Xhulietën e vet dhe e kishin ndarë çadrën me krevat. Ç’a të bëja unë tha u fejova sa ra tërmeti nuk mund të pres shtëpinë…tërmet mrena.

Këto shtëpi kanë 70 vjet garanci, vetëm çfarë mund të lyhesh ndonjë gjë. Nuk ka nevojë për riparime, edhe erën e përballojnë shumë mirë. 

Edhe muret i kanë të izoluara, kështu që nëse ka tërmet në ndonjë dhomë nuk dëgjohet nga dhoma tjetër”, tha Rama.”, tha Rama. (TemA)