Që në nisjen e seancës parlamentare ka pasur përplasje dhe batuta mes deputetëve.  Replikat nuk kanë munguar mes deputetit Kujtim Gjuzi Kryetari i Partisë Konservatore dhe kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi.

Gjuzi dhe akuzon maxhorancën se po kërkon të shmangë opozitën dhe të arrijë marrëveshjen me opozitën jashtë parlamentare të cilën e quajti ‘ partinë e Lanës”

Kujtim Gjuzi: Nuk duhet të shkelni Kushtetutën për tu marrë vesh me parti politike që kanë dalë në bregun e Lanës që kanë lëshuar parlamentin dhe kanë kërkuar të shkatërrojnë rendin kushtetues. Do ju lutesha të respektohen procedurat e Kuvendit. Keni futur edhe diplomacinë ndërkombëtare qorrsokak duke njohur lider vrasës të 21 janarit. Ne jemi këtu opozitë e përgjegjshme.

Gramoz Ruçi: Sa i takon këshillit politik është jashtë kompetencave. Kushtetutën e citon gabim. Tek etiketimet që u bën parti e Lanës kontrollo veten se po të mos ishte parti e Lanës ti nuk do të ishe këtu në sallë. Meqë e citon shumë herë partinë tënde një vit më parë ke konkuruar dhe nuk ke votuar as vetë. Zero vota.

Gjuzi:  Lëri se ato janë manovrat e tuaja, si Parti Socialiste nuk i beson kush ato.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re