Presidenti i vendit Ilir Meta përsëriti sërish këtë mbrëmje se do të japë dorëheqjen nëse Edi Rama fiton zgjedhjet.

I pyetur nga gazetari Arjan Çani se përse nuk e jep dorëheqjen para zgjedhjeve, Kreu i Shtetit tha se nuk është tradhtar, ndërsa gazetari e ka “ngacmuar” duke i thënë ta japë tani.

Çani: Nëse do të ketë vjedhje të votës, s’do ta lëjë ditën e zgjedhjeve që të kapni hajdutin dhe t’i prisni dorën, nëse Rama fiton zgjedhjet dhe ju do të dorëhiqeni, pse nuk e jep para?

Meta: Në asnjë mënyrë.

Çani: Pse burri që është burrë e jep tani. Është më legjitime nëse e jep tani.

Meta: Sepse unë nuk jam tradhtar, në këtë histori 20-vjeçare kemi një komplot kombëtar. Ishte një telefonatë që e solli nga urat e Parisit dhe e bëri minister zotërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re