Për thuajse 60 orë, pjesa më e madhe e shqiptarëve do të qëndrojnë në izolim. Nga 17 e 30 e kësaj të premte deri mëngjesin të së Hënës, në orën pesë do te jete në fuqi ndalim-qarkullimi. Të vetmit që do të kenë liri-dalje janë punonjësit e aktiviteteve ekonomike të lejuara.
Pas këshillimit me specialistë gjermanë të shëndetit, siç kryeministri Edi Rama u kujdes të përsëriste disa herë, javën e ardhshme në disa qytete do të ndiqet një regjim i ri i lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve. Banorët e Gjirokastrës, Dibrës, Divjakës, Sarandës, Konispolit, Himarës, Pogradecit, Përrenjasit dhe Librazhdit do të jenë të parët që do të përfitojnë nga masat lehtësuese.Pasditen e te premtes sheefi i qeverise mblodhi kreret e bashkieve te klasifikuara si zona te gjelbra te cileve u kerkoi te marrin masa per zbatimin e planit te levizjes.
Ne kete vidoekonfernce nuk munguan batuat mes Rames dhe kryetarit te bashkise se Tepelenes, Termet Peci.
“Ti Tërmet të lutem kujdes se je i lëvizur shumë, duhet të bësh çmos që kjo hapje të mos na turpërojë atje në Tepelenë me historira që pastaj kthehen në zinxhir epidemik, dakort?”.
Përgjigja e Kryebashkiakut të Tepelenës:
Urdhri jot zbatohet nuk diskutohet, këtu o Tërmet o Corona, s’bëhet fjalë po dëgjo mua, të gjitha fashat e qeverisë janë respektuar me perpikmeri deri më një. Fale Zotit e masave qe keni marre ju nuk kemi asnje rast, e shpresojme e nen bekimin e Allahut te mos kemi asnje rast, Tepelena eshte model.
Ndersa për akuzat e opozitës jashtë parlamentit për mos rritjen e numrit të testimeve, kreu i qeverisë, krahasimin e bëri përsëri me Gjermaninë.
Me kërkesën që çdo lehtësimi, qytetarët duhet t’i përgjigjen me përgjegjshmëri, Edi Rama, paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave. Më herët ai njoftoi nisjen e një hetimi administrativ dhe penal ndaj një punonjësi të burgut të sigurisë së lartë, 313 në Tiranë. I riu dyshohet se infektoi dy prindërit e tij në Mirditë.
