Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur në 65 vjetorin e Bazës Ajrore të Kuçovës, duke deklaruar se është më pranë ringritjes se kurrë.

Xhaçka shprehet se ndjehet krenare që u arrit të futet ky aset i FA në rrugën pa kthimim të kthimit në një bazë të NATO-s.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë.

Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.

Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

#65VjetBazaAjroreKuçovë

Video : Përgatitur pak kohë më parë në bashkëpunim me Komandën Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe (SHAPE), ditën e zyrtarizimit të projektit për Kuçovën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re