Baza ajrore e Kuçovës do të jetë gati së shpejti, sipas projektit të hartuar nga NATO. Projekti ka filluar vitin e kaluar dhe së shpejti do të jetë gati. Së fundmi do të vendoset e radari tredimensional dhe fokusi do të përqendrohet në dy vende, qendra e komandim kontrollit në Rinas dhe baza ajrore Farkës. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka publikuar këtë risi në bazën ajrore të Kucovës, ku thekson se radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane “Lockheed Martin” do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore.

“Punët e mira bëhen me hapa të sigurtë”, ka thënë ajo.

“Realizimi i misionit të forcave ajrore do të pëfshihen emergjenca civile si zjarre, përmbyjtje, mbështetje të trupave në luftim përmes ajrit”, theksoi kolonel Editson Zarka, zv. komandant i Forcave Ajrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re