Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin Aleks Lulashi.

 

Dy ditë më parë, policia zbuloi në shtëpinë e 40-vjeçarit një bazë ku furnizoheshin me mjete grupe kriminale.

 

Gjatë seancës gjyqsore, Lulashi ka mohuar të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale por ka pranuar se merrej me shitje dhe blerje të mjeteve, për të cilat tha se nuk kishte dijeni nga vinin.

 

Prokurori i çështjes, Sabri Akstrati ka pranuar masën e sigursië “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, pasi sipas tij provat e sekuestruara janë implikuese për të pandehurin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re