Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ishte tema e diskutimit në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

I ftuar në studio, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, theksoi se hapja e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë është një lajm mjaft i mirë për sigurinë dhe mbrojtjen, në këtë kohë trazirash ku ndodhemi.

Ndërsa solli në vemendje deklarata e bëra nga Presidenti rus Vladimir Putin, Mediu tha se rreziku rus ëhstë prezent, pasi ata duan të mabjnë gjallë konfliktet e vjetra në Ballkan.

“Kërcënimi rus është real, duan të mbajnë gjallë konfliktet e vjetra. Duan të ngadalsojnë integrimin e vendeve të Ballkanit. Influencë mediatike, ekonomike. Çdo konflikt në rajon, na prek”, theksoi Mediu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re