Ekzistencën e filmimeve të ma sakrës në Krushë të Madhe nga ushtria serbe e vërteton ky artikull i BBC që mban datën 4 Prill 1999. Vetëm disa ditë pas kësaj ma sakre gjigandi mediatik anglez, ishte i pari që transmetoi pamjet që tronditën botën.

BBC thuhet në artikull ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të ma sakrës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, filmuar nga një kameraman amator i cili duke vënë në rrezik jetën e nxori këtë video jashtë Kosovës. Ai është Milaim Bllanica dëshmitar i ma sakrës së Krushës dhe banor i këtij fshati.

Filmimet thotë BBC tregojnë imazhet e para të ma sakrës të serbëve ndodhur në fshatit Kushë afër Pec. Këto pamje tregojnë trupat e disa djemve të rinj të vr arë me nga një pl umb të vetëm në kokë duke tentuar të largoheshin. Media britanike sqaron se meqenëse në internet këto filmime me përmbajtje të rëndë, mund të shihen nga çdo moshë BBC Neës Online, e ka fshirë raportimin e gazetarit George Alagiah pasi pamjet mund të jenë stresuese për ata që i shohin.

Kjo kronikë e BBC tronditi të gjithë botën dhe pati shumë reagime si në Kosovë por edhe në perëndim. Robin Cook, sekretarii për punët e jashtme të Brtitanisë së Madhe, shkoi vetë në Krushë të shikonte me sytë e tij atë ma sakër. Unë ndihem i indinjuar thellë. Fajtorë janë jo vetëm ata që i bënë vr asjet por edhe ata që i urdhëruan vr asjet nga Beogradi, tha Robin Cook.

Sot 21 vite më pas nga kjo ma sakër urdhëruesit mbeten të pa ndëshkuar pasi UNMIK në vend që të fokusohej në mbledhjen e provave për agresorët serb u investua të hetonte udhëheqësit e UCK-s. Kaseta provë e kësaj ma sakre duhet të ishte në zyrat e UNMIK si një nga argumentet kryesore për të dënuar ata që udhëruan dhe ekzekutuan ma sakrën e Krushës, por asnjë dënim dhe akuzë nuk është ngritur.

Vënien në rrezik të jetës duke filmuar këtë genocid serb Milaim Bellanica në rrëfimin për BBC thotë se e bëri për nipërit dhe brezat e ardhshme si një dëshmi për mos të harruar çfarë bënë serbët në Krushë. Bllanica dëshmitari kryesor i ma sakrës së Krushës, në atë kohë u bë shumë i famshëm edhe në UNMIK, megjithatë Lulzim Basha i cili punonte në strukturat e misionit të OKB tha pak ditë më parë se nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar asnjëherë. (tch)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re