Lulzim Basha dhe fotoja e tij me ish presidentin amerikan Donald Trump gjenden në faqen e parë të një hetimi tronditës sa i takon lidhjeve me rusët dhe përfitimin nga financimet e fshehta përmes tyre.

 

“Rusi që pagoi fshehurazi ish-ndihmësin e Trump për të lobuar për politikanin shqiptar në Uashington”-me këtë titull, Rrjeti i njohur britanik, BBC shkruan:

 

“Në mars të vitit 2017, firma e përfshirë, Biniatta Trade LP, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lobisti organizoi një akses tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zotit Basha do t’i krijohej mundësia për të bërë një foto me presidentin e atëhershëm Donald Trump, e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore në Shqipëri.”

 

Më tej, rezulton se shërbimet e fshehta amerikane kanë deklaruar se fushata zgjedhore Bashës, nën sloganin: “Ta Bëjmë Shqipërinë të Madhe Përsëri”, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 dollarë.

 

Në qendër të investigimit është një kompani offshore e quajtur Alpha Consulting, e cila ka ndihmuar ngritjen e disa kompanive të tjera që janë shfrytëzuar nga mbështetësit e presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Alpha Consulting, me qendër në Sejshelle, ka ndihmuar mes të tjerësh edhe bosin e mercenarëve të Vagner, Yevgeny Prigozhin për të fshehur jahtin e tij.

 

Kompania “Alpha Consulting” ka krijuar partneritete me më shumë se 900 kompani britanike, duke i ndihmuar ato që të fshehin pronarët e vërtetë.

 

Mes tyre gjendet edhe kompania “Biniatta Trade”, e cila ka paguar një lobist amerikan për llogari të Lulzim Bashës. Gazetarët e BBC kanë kërkuar një shpjegim nga ana e Bashës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re