Skip to content

BE, 1.2 miliardë euro shtesë për Ballkanin Perëndimor

AP21334565482456 1723040220.webp

Bashkimi Evropian ka miratuar 1.2 miliardë euro shtesë përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe menaxhimit të ujit.

WBIF njoftoi në faqen e saj të internetit se kjo shumë është menduar më së shumti për modernizimin e hekurudhave me qëllim të rritjes së shpejtësisë së trenave në Serbi dhe për menaxhimin e ujit dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në Bosnje dhe Mal të Zi.

Këtë vit, nisma do të mbështesë gjithsej tetë projekte në furnizimin me ujë, kanalizimet dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe transportin hekurudhor, duke përfshirë transformimin e gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Deri më tani janë miratuar 17.5 miliardë euro

Korniza e investimeve financohet kryesisht nga BE-ja me kontribute nga shtetet anëtare të Unionit, Norvegjia dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

BE-ja ka miratuar deri më tani programe me vlerë 17.5 miliardë euro në zonën e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimeve, duke përfshirë 5.4 miliardë euro grante të BE-së.

WBIF është një platformë e përbashkët financiare e nisur 15 vjet më parë, e cila bashkon Komisionin Evropian, organizatat financiare, vendet anëtare të BE-së dhe Norvegjinë, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit në investimet e sektorit publik dhe privat.