Bashkimi Europian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë dhënë 100 milion euro për zhvillimin e turizmimit në Korçë, Berat, Fier dhe Shkodër.

 

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë kontribut si një shprehje të besimit të institucioneve ndërkombëtare ndaj strategjisë të qeverisë.

 

“Kjo marrëveshje e re e cila do t’i shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues të turizmit në Shqipëri është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe besimit të këtyre institucioneve tek rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh përmes rrugës së rilindjes urbane”.

 

Ambasadori BE, Luigi Soreca nga ana tjetër I kërkoi qeverisë që të bëjë kujdes me strategjinë e investimeve pasi mund të shkaktohen pasoja negative në turizëm

 

“BE po investon 40 milion euro në zhvillimin e turizmit për të nxitur konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke i dhënë vlerë bukurisë saj natyrore dhe pasurive kulturore. Por duhet bërë kujdes pasi nësë nuk investohet siç duhet mund ta shkatërrojë turizmin në vendin tonë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re