Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë apel partive politike që të miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Përmes një postimi në Twitter Soreca shkruan se duhet finalizim i punës nga komuniteti Ad hoc.
“U bëjmë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjshmëri dhe të përfundojnë TANI në Parlament punën shumë të mirë të bërë nga Komisioni ad-hoc, duke miratuar amendamentet e nevojshme për Kodin Zgjedhor”.