Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë u bën thirrje prokurorëve të aftë që të aplikojnë, për t’u bërë pjesë e kësaj strukture kyçe për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

 

Apeli i BE-së vjen pas hapjes së garës për të zgjedhur prokurorët që do të shërbejnë pranë organit që do të luftojë korrupsionin në nivele të larta, i njohur si SPAK.

 

Përmes një postimi në Twitter BE shkruan se prokurorët shqiptarë kanë një shans për të dhënë kontribut në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet institucionit të SPAK

 

“Prokurorët kanë një shans për të dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër korrupsionit të organizuar nga SPAK. Ne inkurajojmë fuqimisht që prokurorët kompetentë dhe të përkushtuar të aplikojnë para datës 7 shkurt 2019.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re