Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josef Borrell, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga çdo veprim, i cili do të kishte pasoja në rajon.

Shefi i diplomacisë së BE ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një telefonatë me Kurtin dhe Vuçiç lidhur me situatën e tensionuar në veri. Ai ka kërkuar nga serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

 

JOSEF  BORRELL

PËRFAQËSUESI I LARTË I BE

 

Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve. Ajo ka potencialin për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Ne i bëjmë thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës.

 

Borrell ka kërkuar gjithashtu nga Prishtina që të shtyjë afatin për targat dhe të formojë Asociacionin.

 

JOSEF  BORRELL

PËRFAQËSUESI I LARTË I BE

 

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet. Prandaj, themelimi i tij është obligim ligjor për Kosovën.

 

Borrell ka shtuar se është përgjegjësi e palëve që të ruajnë stabilitetin.

 

JOSEF  BORRELL

PËRFAQËSUESI I LARTË I BE

 

Çdo veprim, si djegia e makinave, ose retorika frikësuese që mund të çojë në tensione, është e papranueshme dhe do të shkaktojë një reagim të duhur nga komuniteti ndërkombëtar. BE-ja u kërkon palëve të zgjedhin me zell rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim.

 

Në fund, shefi i BE ka nënvizuar se misionet si NATO dhe KFOR janë të gatshme të ndërhyjnë për të siguruar paqen dhe stabilitetin.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re