Skip to content

BE dhe Turqia takim të rëndësishëm në prill, ja për çfarë do të diskutojnë

be turqi

Ministri turk për Çështje të Bashkimit Evropian (BE), Omer Çelik, deklaroi sot se një delegacion i BE-së pritet të vizitoj Turqinë këtë muaj për të diskutuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Turqisë.

Në një fjalim të tij në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, Çelik tha se tashmë propozimi për heqjen e vizave është diskutuar me zëvendës presidentin e Parë të Komisionit Evropian (KE) Frans Timmermans.

“Ata pritet të dërgojnë këtë muaj në Turqi një komision teknik për liberalizimin e vizave, i cili do të na i tregojë pikpamjet e veta”, tha Çelik.

Rikujtojmë se pas një pauze të gjatë, më 27 mars në Varna të Bullgarisë u mbajt një samit BE-Turqi, pasi një muaj më herët, Ankaraja zyrtare i dorëzoi KE-së dokumentet e kërkuara.

Në vitin 20016 Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje e cila synonte të ndalojë migrimin e paligjshëm përmes Detit Egje si dhe masaa më të ashpra për trafikantët.

Sipas marrëveshjes për refugjatët të nënshkruar mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016, vendet anëtare duhej të pranonin 72 mijë refugjatë nga Turqia, por sipas të dhënave të publikuara në raport numri i refugjatëve të cilët janë zhvendosur nga Turqia në BE është vetëm 11.354, shkruan aa. Marrëveshja ndër të tjera përfshinte edhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe heqjen e vizave për shtetasit turq të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen./.