Ministria e Shendetësise njoftoi shtimin e kapaciteteve spitalore për periudhën vjeshtë-dimër.

 

Ogerta Manastirliu tha se do të rritet numri i shtretërve dhe pajisjeve të tjera jo vetëm për 4 strukturat COVID, por edhe në spitalet rajonale.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

“gjatë periudhës vjeshtë-dimër , fuqizojmë strukturat spitalore, jo që kanë një kapacitet rreth 500 shtretërish të dedikuar por edhe në vijim të të gjithë projeksioneve. Jemi duke investuar brenda këtij viti për të rinovuar flotën e pajisjeve të imazherisë me skanera, rezonancë dhe aparatura të tjera në funksion të fuqizimit të kapaciteteve spitalore, ku përfshihen edhe respiratorët. Gjithashtu do të fuqizojmë Urgjencën Kombëtare me 36 autoambulanca të reja.

 

 

Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh  mbështetja për Shqipërinë për të përballuar situatën e shkaktuar nga pandemia, do të vazhdojë.

 

Pjese e kesaj ndihme është edhe dhurimi i 20 respiratoreve. Gjatë ceremonisë për dorëzimin e ndihmës, ministrja Manastirliu përsëriti edhe premtimin për rritjen e pagave të mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re