BE iu ka dorëzuar autoriteteve shëndetësore shqiptare 30 respiratorë për spitalin COVID4.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh se kjo është pjesa e 6 e ndihmës që i jepet Shqipërisë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Kryediplomati shprehu mes të tjerash edhe vlerësime për bluzat e bardha, duke shtuar se BE do t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve për t’i ndihmuar.
“Me shifra në rritje. Kapacitetet janë shtuar dhe personeli shëndetësor është nën presion. Dua të falenderoj mjekët dhe infermierët, epidemiologët, punonjësit e ISHP. Dua t’i falënderoj dhe jemi krenarë që ne BE kemi mundësinë që ju kemi ndihmuar prej fillimit. Ne duam që të falënderojmë personelin mjekësor me gjithçka që ka bërë. BE e ka mbështetur me 50 mln euro, si me respiratorë të lëvizshëm. 46 mln euro janë akorduar për të ulur ndikimin e krizës. Qasja e BE ka qenë që të reagojë dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe për të ndihmuar. Do kemi një dimër që do të jetë i vështirë”, tha Soreca.
