Komisioni Europian në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milion euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MFA) lidhur me COVID-19.

Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e MFA-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Kjo disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion €.

Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale.

Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të  Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re