Skip to content

BE do të organizojë konferencë ndërkombëtare me temë për Sirinë

BE 00

Bashkimi Evropian (BE) do të organizojë konferencë ndërkombëtare me temë “Mbështetje për Sirinë dhe të ardhmen e rajonit”.

Në njoftimin e bërë nga Komisioni i BE-së, thuhet se konferenca do të mbahet më 29 dhe 30 mars, online për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Duke kujtuar se pavarësisht që kanë kaluar 10 vite që nga fillimi i demonstratave kundër regjimit në Siri, mosmarrëveshjet në vend vazhdojnë, është theksuar se situata humanitare, veçanërisht për shkak të pandemisë dhe vështirësive ekonomike, është e mbushur me vështirësi dhe ka rëndësi jetike si në Siri ashtu edhe në vendet e rajonit që mirëpresin sirianët.

Në deklaratë thuhet se konferenca përbën një mundësi nga aspekti i përpjekjeve politike për zgjidhje tashmë të caktuara nga Kombet e Bashkuara dhe mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar për ofrimin e ndihmave financiare për vendet që strehojnë sirianë.