Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe njëherë kritikat kundër BE-së, teksa fliste në një konferencë të përbshkët për shtyp në Tiranë me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth.

Rama e quajti të pavend moslejimin e lëvizjes së lirë në BE të qytetarëve që kanë bërë vaksinat Sinovac apo Sputnik V, duke shtuar se nuk ka arsye që këta qytetarë të paguajnë teste Covid për të lëvizur në BE.

Por Kryeministri Rama nuk la pa folur edhe për Kosovën. Sipas Ramës, BE po e mban peng Kosovën me mosliberalizimin e vizave.

“BE nuk duhet të mbajë peng asnje ne rajon për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Tan pse duhet ta bëjmë testin dh eta paguajmë për të lëvizur në BE ata që kanë bërë sinovac apo sputnik? Nuk janë vetëm shqiptarët. Janë dhe serbët, maqedonasit, etj. BE e ka marrë peng Kosovën. Një nga figurat e shahut ka vendosur ta mbajnë peng. Një nga figurat e shahut thotë se një nga ushtart atje në vijë diagonal nuk mund të lëvizë. E turpshme, por s’ke çfarë bën. Ne në Shqipëri kemi luftuar dhe ja kemi dalë mbasi u lamë vetëm. Kush ishte dhe kush ëshët objektivi i parë dhe më i rëndësishmi? Të shpëtojmë jetë njerëzish. Ajo që ne vendosim është ajo që bëjmë ne këtu. Do e mbyll duke thënë ne do bëjmë punën tonë,” tha Rama.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re