Emri i ri i Maqedonisë është përshëndetur nga shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, euro komisioneri për zgjerim Johanes Hahn, sekretari Gjeneral i NATO-s Jans Stoltenberg dhe nga Euro Deputeti Eduard Kukan

 

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi, përmes postimeve në profilet e tyre krerët më të lartë ndërkombëtar kanë përshëndetur vendimin dhe kanë shprehur vlerësimet e tyre për këtë vendim.

 

“Përshëndetjet më të sinqerta deri te të gjthë kontribuesit politik, për atë që  emri i shtetit do të ndryshojë në /Maqedonisë së Veriut nga votimi i fundit në Kuvend. Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparim të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor ka theksuar Han në Twitter.

 

Sekretari Gjeneral i NATO-s Jans Stoltenberg nga faqja e tij zyrtare i dërgoi “tweet” të drejtëpërdrejtë, kryeministrit Zoran Zaev për të përshëndetur vendimin e fundit.

 

“NATO e përkrah fuqishëm implementimin e Marrëveshjes, që është kontribut për stabilitet dhe prosperitet në rajon theksoi Stoltenberg.

 

Deputeti europarlamentar Eduard Kukan nga PE gjithashtu ka përshëndetur deputetët për siç theksoi ai “përgjegjësinë” e votimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat e hapin rrugën për implementim të Marrëveshjes së Prespës.

 

Me padurim e pres të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut ka shkruar të Twitter Kukan.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re