Kryeministri Edi Rama është shprehur se anëtarësimi në Bashkimin Europian është jetike për popullin shqqiptar.
Rama u shpreh se vetëm në këtë mënyrë do të shpëtonin “nga kurthi i historisë dhe hijeve që na ndjekin nga mbrapa”.
Kreu i qeverisë shtoi se me integrimin Shqipëria garanton gjëra bazike si liria individuale dhe barazia para ligjit.
“BE për ne është jetike, sepse vetëm duke u bërë pjesë e BE ne si popull do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe hijeve që na ndjekin nga mbrapa të historisë tonë, na ndjekin nga mbrapa për të na kthyer mbrapa.
Dhe vetëm duke u futur në BE ne do të garantojmë gjëra bazike, që nuk i kemi të garantuara për sa kohë do ë mbeten çështje se kush qeveris këtu, qe nga liria individuale, barazia para ligjit”, tha Rama.