Kompaninë Google është gjobitur me 1.49 miliard euro, nga Bashkimi Evropian për konkurencë të padrejtë.

 

Në argumentimin e tij Bashkimi Evropian ka thënë se shërbimi reklamues i Google, AdSense, ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale.

 

Shërbimi AdSense është ndërmjetësues në mes të reklamuesve dhe pronarëve të faqeve online, duke lejuar paraqitjen e reklameve në faqet përkatëse.

 

“Sot, komisioni ka ndëshkuar Google me 1,49 miliard euro gjobë për keqpërdorim të pozitës së saj dominuese në treg”, ka thënë komsionarja e Bashkimit Evropian për Konkurencë, Margrethe Vestager.

 

Kjo është hera e tretë që blloku evropian ka gjobitur kompaninë Google

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re