Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se 30 miliardë euro do të jepen nga BE për të financuar procesin e minishengenit ballkanik.

Deklarata:

Faleminderit kryeministër, që më keni ftuar në Tiranë, jam veçanërisht i kënaqur që shoh se ky do të jetë fillimi i fundit të pandemisë, dhe ndoshta do ti rikthehemi mënyrave të mëparshme të punës, duke u takuar fizikisht.

Ky takim ka pasur të bëjë me axhendën e përbashkët të BP, ne shohim një angazhim dhe përkushtim shumë të qartë të këtyre udhëheqësve për të krijuar tregun e përbashkët rajonal, sot kemi parë që nuk kemi arritur akoma ku dëshirojmë, por duhet të arrijmë atje deri në muajin Korrik, kur kemi dhe samitin e radhës.

Shohim se ka ndryshime të jetës së qytetarëve, edhe në sajë të marrëveshjes roaming, do të ketë ende gjëra shumë të mëdhaja, si psh lëvizja me letërnjoftimi, njohja e diplomave, përfshirë edhe tregtinë online. Ne jemi të gatshëm që të rikonfirmojmë angazhimin tonë, planin e investimeve, pothuajse 30 miliardë euro që do të vijnë në rajon, kjo nuk mund të funksionojë në rast se rajoni nuk funksionon si një i tërë.

Nuk ka kuptim që të investosh në rrugë dhe autosrada, nëse nuk lëvizet lirisht, do të japë rezultate vetëm nëse vetë rajoni punon për tregun rajonal. Lajmi që unë solla këtu për ju, është një marrëveshje për financimin e këtij plani, kemi marrëveshje me këshillin dhe parlamentin, për programin e fondeve të para aderimit, është mekanizmi me të cilin do të financohet ky plan.

Ne jemi gati që të financojmë investimet, siç e shihni ne po hyjmë në një muaj, që është kritik për Ballkanin Perëndimor, ne dëshirojmë që të organizohet konferencat ndërqeritare me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe të nisin konferencat e para ndërqeveritare për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por të gjithë ne duhet të bëjmë arritjet tona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re