Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje sot Izraelit të “përfundojë të gjithë aktivitetin e kolonive”, në Bregun Perëndimor të okupuar.

“Vendimi i fundit i Izraelit për të çuar përpara planet për miratimin dhe ndërtimin e pothuajse 800 njësive të reja të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe minon më tej perspektivat e një zgjidhjeje të zbatueshme me dy shtete”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënës i çështjeve të jashtme të Komisioni Evropian.

Në deklaratë u bëhet thirrje autoritetet izraelite të ndërpresin procesin e tenderimit për ndërtimin e njësive të reja të banimit për një vendbanim krejtësisht të ri në Givat Hamatos.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se këto lëvizje minuan “zhvillimet pozitive të marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe disa shteteve arabe”.

Të hënën e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ka udhëzuar ndërtimin e 800 njësive të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar.

Autoritetet izraelite të mërkurën miratuan ndërtimin e 530 njësive të reja të vendbanimeve në Kudsin Lindor të okupuar.

I inkurajuar nga e ashtuquajtura “Marrëveshja e Shekullit” e presidentit amerikan Donald Trump, Netanyahu njoftoi në maj se qeveria e tij do të aneksojë zyrtarisht Luginën e Jordanit dhe të gjitha blloqet e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë edhe Kudsin Lindor, njihen si territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke bërë të paligjshëm të gjitha vendbanimet hebraike atje, si dhe aneksimin e planifikuar.

Turqia dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe BE-në nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret që ka okupuar që nga viti 1967.

BE i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Izraelit që t’i japë fund të gjithë veprimtarisë së ndërtimit të vendbanimeve dhe të shpërbëjë ato ekzistuese që nga 2001.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re