Bashkimi Europian po i kërkon Netflix-it dhe platformave të tjera të ndalojnë së transmetuari video me rezolucion të lartë për të shmangur kështu shkëputjen e internetit në të gjithë botën. Një pjesë e mirë e vendeve të botës kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti dhe tani më shumë se kurrë njerëzit janë të gjithë me sytë nga interneti, aq sa nga mbingarkesa ekziston rreziku i një shkëputjeje shkruan CNN

Komisionerë europianë i kanë kërkuar Netflix dhe platformave të ngjashme të transmetojnë në HD vetëm atëherë kur është e nevojshme, pasi vetëm në këtë formë mund të kemi internet për të gjithë.

Pas kërkesës, Netflix tha se po punon për t’i përshtatur programet e tij me kushtet në të cilat ndodhemi, për të kosumuar sa më pak. Nga ana tjetër, kompania e Facebook, pohoi ditën e mërkurë se pandemia ka shkaktuar një mbingarkesë në rrjet, duke qenë se një pjesë e mirë e përdoruesëve janë aktivë në të njëjtën kohë.

Mark Zuckerberg e përshkroi këtë rritje si shumë herë më të lartë se në natën e ndërrimit të viteve. Video Call-et në WhatsApp dhe Messenger janë dyfishuar gjithashtu./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re