Bashkimit Evropian kërkoi që Rusia të ndalojë dhunën ndaj anëtarëve të shtypit për të penguar dëgjimin e të vërtetave lidhur me luftën që ajo zhvillon në Ukrainë.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell në një deklaratë lidhur me 3 majin – Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, tha se forcat ruse “arrestojnë, rrëmbejnë ose vendosin në objektiv gazetarët dhe aktorët e shoqërisë civile për të penguar që bota të dëgjojë të vërtetat”.

“I bëjmë thirrje fuqimisht Rusisë që të ndalojë sa më parë këto sulme dhe zbatime”, thuhet më tej në deklaratë.

Sipas të dhënave të platformës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarisë dhe gazetarëve, në deklaratë raportohet se 10 punonjës të medias ukrainase dhe ndërkombëtare janë vrarë dhe shumë anëtarë të tjerë të shtypit janë plagosur.

Liria e shtypit në BE

Në anën tjetër në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) u mbajt një seancë me temë kërcënimet ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Evropë.

Deputetët që folën në seancë tërhoqën vëmendjen se presioni dhe dhuna ndaj punonjësve të medias ashtu si në rastin e gazetares Daphne Caruana Galizia që u vra në Maltë, është i pranishëm në vendet e BE-së dhe veçanërisht në Poloni dhe Hungari.

Po ashtu deputetët vendosën theksin se gazetarët po ndëshkohen nëpërmjet keqpërdorimit të ligjit “paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike” i njohur edhe si SLAPP.

Zëvendës presidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova pasi theksoi se në BE ka shumë procese dhe padi lidhur me lirinë e shtypit ajo deklaroi se “Nuk dua që gjykatat tona të keqpërdoren”.

“Këtë vit për herë të parë do të shqyrtohen praktikat në vendet anëtare dhe do të publikohen rekomandimet”, tha Jourova duke iu referuar një rekomandimi të ri që Komisioni paraqiti javën e kaluar.

Thuhet se propozimi do t‘u sigurojë gjyqtarëve mundësi që të refuzojnë lehtësisht rastet e pabazuara kundër gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe se ai duhet të diskutohet në PE dhe Këshill në mënyrë që të bëhet ligj.
Burimi: AA