Qeveria ka zyrtarizuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian për marrë 180 milionë euro ndihmë për Shqipërinë.

Kjo mbështetje është një angazhim dhe vendim i BE që në 25 maj 2020, por tashmë është bërë efektive.

Nga fondi i alokuar, Shqipëria do të përfitojë asistencë makro-financiare në formën e një kredie të butë me normë interesi prej 0.5% dhe do të ndahet në dy këste të barabartë për buxhetin e shtetit.

Synohet që me këtë fond qeveria të vijojë financimin e ekonomisë, të lehtësojë bilancin e pagesave,  si dhe të forcojë pozicionin e rezervës valutore në kushtet e krizës që shkaktoi pandemia Covid-19.

Sipas të dhënave nga ministria, fondet do te përdoren për stimulimin e ekonomisë dhe procesin e rimëkëmbjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re