Në deklaratën e bërë nga Këshilli i Bashkimit Evropian, thuhet se ndihma e BE-së do të mbështesë mundësinë dhe rezistencën e ushtrisë ukrainase në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, si dhe mbrojtjen e popullatës civile kundër sulmit të Rusisë.
Me paketën e fundit, totali i ndihmës ushtarake që BE-ja ka ofruar për Ukrainën arriti në 2 miliardë euro.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell e vlerësoi me këto fjalë ndihmë shtesë për Ukrainën:
“Kjo mbështetje është vetëm një pjesë e përpjekjeve të Evropës për vetëmbrojtjen e Ukrainës. BE-ja dhe vendet anëtare të saj janë të përkushtuara për ta vazhduar mbështetjen. Ne kemi ndihmuar që nga fillimi i luftës, do të vazhdojmë të ndihmojmë derisa lufta të përfundojë.”
Ndihma ushtarake e BE-së përfshin armë dhe furnizime, si dhe pajisje mbrojtëse, kuti të ndihmës së parë dhe karburant.
Ushtarët rusë filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.
Burimi: Trt Shqip



